CONTACT |   SHTYPI | SHFRYTËZIMI PROFESIONAL | NJOFTIME
PHONES | GPRS | DEKLARATA E FSHEHTËSISË | KUSHTET DHE RREGULLAT | TERMS OF DELIVERY | ABOUT US
© 2010 Nav4All B.V. All rights reserved. | www.nav4all.com

SHTYPI
 Komunikatë shtypi

Një sistem i ri sfidon sistemet ekzistuese të navigimit.
Tash për tash, plotësisht falas...

Tregu për teknikat e navigimit po ndryshon vazhdimisht. Në fillim standardet qenë vendosur nga sistemet e shtrenjta të integruara, derisa shpërtheu në treg firma holandez TomTom me një pajisje të bartshme, më ekonomike.
TomTom shumë shpejt u bë sistemi më i preferuar me një rreth të gjerë investuesish. Pas prezantimit të tij në treg, vlera e kompanisë u ngrit në qiell.
Ndërkohë, jo vetëm TomTom që është e përfaqësuar në bursë, por edhe ofruesit e të gjitha llojeve tjera të sistemeve të navigimit janë habitur nga një sistem navigimi që është shumë më i mirë, më ekonomik dhe tash për tash madje plotësisht falas: Nav4All.

Navigimi me ndihmën e telefonit celular.

Strategjia e Nav4All është strategji me një thjeshtësi të paparë deri sot: nuk ka nevojë për pjesë harduerike, me përjashtim të një telefoni celular dhe një marrësi GPS.
Ky sistem është mishërim i thjeshtësisë. Shfrytëzuesi zgjedh një destinacion duke përdorur telefonin e tij celular. Më pas, telefoni celular kontakton kompjuterin qendror i cili e përcakton itinerarin brenda pak sekondash dhe ia dërgon atë telefonit celular. Rrugëtari pastaj mund ta vazhdojë udhëtimin e vet me kënaqësi.
Gjërat e vetme që i nevojiten naviguesit modern janë një telefon celular dhe një marrës GPS të cilat së bashku nuk peshojnë më shumë se 150 gramë.

Sa u përket gjërave të tjera, sistemi i ri ka një thjeshtësi sipërore: itinerari nuk përshkruhet duke përdorur harta të hollësishme, por një shigjetë e thjeshtë tregon drejt, kthehet djathtas dhe parazgjedh rrugët me shumë korsi (përsëri, funksione këto që u mungojnë shumë sistemeve). Një gjysmërreth në vijë tregon që jeni duke kaluar një unazë dhe që po vazhdoni drejt.
Udhëzimet janë kaq të thjeshta meqë shoferët nuk bën të hutohen. Sa më të thjeshta dhe të qarta të jenë udhëzimet, aq më e mirë është dukshmëria e tyre. Dhe për më tepër, çdo dyshim dhe hezitim që mund të keni rreth itinerarit që duhet të ndiqni, zhduket si bora në verë pasi udhëzimet që japim janë shumë të qarta dhe të lehta për tu ndjekur.
Kjo është arsyeja pse janë lënë anash të gjitha të dhënat e panevojshme. Nëse ekziston një dalje 30 kilometra më tej, sistemi nuk ju thotë që dalja po afrohet, por ju tregon me qetësi drejtimin.
Për personat që nuk dëshirojnë të shikojnë në ekran por dëshirojnë të dëgjojnë, Nav4All vjen me 55 gjuhë dhe më shumë se 100 zëra të ndryshëm.
Edhe këtu zbatohet e njëjta taktikë. Të gjitha të dhënat e panevojshme janë lënë anash, sistemi transmeton vetëm të dhënat e rëndësishme. Thjeshtësi e pastër.

Pa shpenzime, pa kufizime...

Shumica e sistemeve të njohura të navigimit kushtëzohen me harduer relativisht të shtrenjtë, ndërsa abonimi i tyre vjetor me shërbimet e itinerarit kushton shumë. Pos kësaj, shfrytëzuesit shpesh i ofrohet një zonë e kufizuar veprimesh.
Sfiduesi i ri i rendit ekzistues të navigimit nuk ka të meta të tilla, pasi shumica e njerëzve tashmë kanë telefona celular. Marrësit GPS janë pajisje me avantazhe dhe që gjenden kudo, ndërsa çmimet e abonimit nuk do të zbatohen deri më 01-01-2010.
Presim që shpenzimet e abonimit pas kësaj periudhe do të ndryshojnë nga $0.50 në jo më shumë se pak dollarë në muaj për mbulesë pothuajse botërore. Ka madje mundësi edhe për abonime falas.

Përditësimi i sistemit ekzistues.

Shfrytëzuesit e TomTom, Wayfinder, Route 66, Activepilot, Co-pilot dhe të të gjithë llojeve e sistemeve të tjera naviguese mund t'i shijojnë pa problem mundësitë e ofruara nga furnizuesi i ri i navigimit. Hardueri i furnizuesve të tjerë mund të shfrytëzohet si marrës GPS Bluetooth për sistemin e ri. Duke përdorur programin kompjuterik Nav4All, shfrytëzuesve të sistemit të vjetër u ofrohen jo vetëm përditësime falas të të dhënave, por praktikisht edhe një zonë botërore veprimi.

Nuk shitet në dyqane.

Nav4All nuk shitet në dyqane, gjë që është e kuptueshme pasi nuk kushton gjë.
Ky sistem i ri për navigim mund të shkarkohet falas nga Interneti ose me një SMS të marrë nga një shfrytëzues tjetër.
E vetmja gjë që kërkohet nga shfrytëzuesit është që ata të regjistrohen, dhe më pas telefoni celular luan rolin kryesor.

Misteri.

Nav4All është nismë holandeze. Kjo nuk është e habitshme meqë holandezët si një prej popujve më të hershëm të detarëve kanë zbuluar edhe misterin e ndryshimit të përhershëm të horizontit. Ata kanë zhvilluar mjeshtërinë e navigimit dhe kanë ditur ta përsosin atë deri në shkallë të paimagjinueshme.
Prandaj nuk është rastësi që të dy kompanitë që ofrojnë të dhëna hartografike kudo në botë në të cilat mbështeten të gjithë sistemet e navigimit, i kanë rrënjët në Holandë: TeleAtlas dhe NAVTEQ, kjo e fundit e themeluar nga kompania holandeze, Philips.
Nav4All përdor teknologjinë NAVTEQ për harta.