|
Nav4All Worldwide Mobile Phone Navigation and Tracking & Tracing KUSHTET DHE RREGULLAT KUSHTET DHE RREGULLAT E SHFRYTËZIMIT TË NAV4ALLDUKE KLIKUAR BUTONIN “PRANOJ”, JU KONFIRMONI SE PRANONI KUSHTET DHE RREGULLAT E MËPOSHTME TË NAV4ALL: 1. Nav4All është mjet ndihmës për navigim të cilin mund ta përdorni falas deri më 01-01-2010. Shfrytëzimi juaj i Nav4All bazohet në rregullin e ashtuquajtur "si të jetë" (përkatësisht "si të funksionojë") dhe nuk përmban asnjë formë garancie, pjesërisht meqë Nav4All vepron me të dhëna të furnizuesve, përfshirë edhe NAVTEQ. Shfrytëzimi i Nav4All bëhet plotësisht nën përgjegjësinë tuaj. Përgjegjës për mënyrën tuaj të drejtimit të automjetit jeni ju vetë. 2. Nëpërmjet kësaj ju pranoni që të gjitha të drejtat (përfshirë të gjitha të drejtat e pronës intelektuale) e Nav4All i përkasin përjashtimisht Nav4All B.V. dhe/ose furnizuesve të tij. 3. Nav4All B.V. dhe furnizuesit e tij nuk janë përgjegjës për asnjë dëmtim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të shkaktuar nëpërmjet përdorimit të Nav4All. Nëpërmjet kësaj ju shfajësoni Nav4All B.V. dhe furnizuesit e tij ndaj çdo kërkese të palëve tjera që ngrihet ose që ka lidhje me përdorimin tuaj të Nav4All. 4. Marrëdhënia juaj me Nav4All B.V. rregullohet përjashtimisht sipas ligjit holandez. Të gjitha mosmarrëveshjet ndërmjet jush dhe Nav4All B.V. (duke përjashtuar të gjitha instancat e mundshme gjyqësore jo-Holandeze të caktuara në bazë të ligjeve dhe rregullave lokale, shtetërore, kombëtare dhe ndërkombëtarë për përcaktimin e kompetencës) i parashtrohen përjashtimisht Gjykatës kompetente në Amsterdam, Holandë. Megjithatë, Nav4All B.V. rezervon të drejtën e hapjes së procedurave të përkohshme shkarkuese në çdo shtet. 5. Nav4All zhvillohet vazhdimisht. Nav4All mund të përshtatet ose të përmirësohet pa njoftim paraprak. Përdorni gjithmonë publikimin e fundit. 6. Këto kushte dhe rregulla të shfrytëzimit janë hartuar në holandisht dhe janë përkthyer në shumë gjuhë. Teksti në holandisht do të merret si vendimtar në rast të mospërputhjes së tij me përkthimin. JU LUTEMI NDËRPRITNI INSTALIMIN E NAV4ALL NËSE NUK I PRANONI KUSHTET DHE RREGULLAT E SHFRYTËZIMIT. |
CONTACT |
SHTYPI |
SHFRYTËZIMI PROFESIONAL |
NJOFTIME
PHONES | GPRS |
DEKLARATA E FSHEHTËSISË |
KUSHTET DHE RREGULLAT | TERMS OF DELIVERY | ABOUT US
© 2008 Nav4All B.V. All rights reserved. | www.nav4all.com
